Kurtullmush: Populli të jetë i qetë, gjendja e jashtëzakonshme nuk do ti cënojë

Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të kufizohen të drejtat dhe liritë themelore.

Kurtullmush: Populli të jetë i qetë, gjendja e jashtëzakonshme nuk do ti cënojë

Kurtullmush bëri deklarata në lidhje me zhvillimet për përfaqësuesit e organeve mediatike në Ankara.

Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur kundër strukturës terroriste të infiltruar në shtet dhe jo kundër popullit dhe shpjegoi se synojnë që veprimet ndaj tentativës së grusht shtetit të përfundojnë me shpejtësi.

"Gjatë procesit të gjendjes së jashtëzakonshme ku do të pezullohet Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk parashikojnë ndalimin e qarkullimit",- tha Kurtullmush dhe theksoi se nuk do të përjetohet as pezullimi më i vogël në funksionimin e rregullave të tregtisë së lirë.

Ai nënvizoi gjithashtu se do të vazhdojë pa ndërprerje edhe lufta kundër organizatës separatiste terroriste dhe shtoi: “Në luftën kundër terrorit në Juglindje nuk do të përjetohet as dobësia më e vogël. Aktivitetet e planifikuara do të vazhdojnë” tha Ai.  

Ai iu përgjigj edhe pyetjes për ardhjen përsëri në rend të ditës pas operacioneve në lidhje me rrëzimin e avionit rus në datën 24 nëntor 2015.

“Mendojmë se pas kësaj ngjarjeje mund të dalin edhe gjëra të tjera” tha Kurtullmush.

Ai u shpreh se në lidhje me Forcat e Armatosura Turke  mund të vijnë në rend të ditës disa masa dhe shtoi se “Thelbësore është që ushtria të jetë e hapur ndaj popullit”.

Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë Numan Kurtullmush tha se në inventarin e Forcave të Armatosura Turke nuk mungon asnjë mjet i regjistruar por bëhet fjalë për personel të arratisur.

Ai u shpreh se nuk bëhet fjalë për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Lartë Ushtarak që do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe shtoi se në të njëjtën periudhë do të vazhdojë punimet edhe Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë.



Lajme të ngjashme