Stamboll – Vendoset stenda me emrat e martirëve të demokracisë

Në sheshin kryesor të Stambollit, “Taksim” është vendosur një stendë e madhe me emrat e martirëve që sakrifikuan jetën për demokracinë dhe të ardhmen e vendit përballë puçistëve.

Stamboll – Vendoset stenda me emrat e martirëve të demokracisë

Para Qendrës Kulturore “Ataturku” dhe në sheshin qendror të Stambollit Taksim janë vendosur stenda dhe billboarda të mëdha me mesazhe, ku dënohet tentativa për grusht shteti mbrëmjen e 15 korrikut nga një grup i vogël brenda ushtrisë turke dhe ishin besnikë ndaj organizatës terroriste Guleniste/Struktura Paralele Shtetërore (FETO/PDY). 

Para ndërtesës janë vendosur dy stenda të mëdha me fotografinë e presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të shoqëruar me shënimet: "Me ndihmën e Zotit, flamurin e demokracisë do ta valëvitim në qiell" dhe "Këta janë bijtë trima të popullit të lavdishëm".

Paralelisht me këtë, në sheshin “Taksim” të Stambollit është vendosur edhe një stendë e madhe, në të cilën janë shkruar emrat e të gjithë martirëve që dhanë jetën duke dalë kundër puçistëve në Stamboll.

Dhamë dëshmorë për të vazhduar një jetë dinjitoze në një vend demokratik. Të sotmen dhe të ardhmen ua kemi borxh këtij qëndrimi heroik të popullit tonë. Të gjithë jemi krenarë si pjesëtarë të këtij kombi të lavdishëm. U jemi mirënjohës martirëve tanë dhe zemrat tona do të rrahin për ta deri në pafundësi për kujtimin e tyre të shenjtë. Rroftë populli dhe atdheu”, është mesazhi i shkruar në krah të emrave të dëshmorëve të demokracisë turke.

Vendosja e stendës u përshëndet nga mijëra qytetarë, të cilët sot në ditën e gjashtë vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin “Taksim” nën moton "Rojë për demokracinë". Qytetarët mbështesin qeverinë e ligjshme dhe legjitime në luftën kundër tradhtarëve të kombit dhe shtetit.



Lajme të ngjashme