Analizë – Nata e 15 korrikut në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë ka bërë histori duke i rezistuar tentativës së 15 korrikut për grusht shteti nga një grup ushtarësh tradhtarë të organizatës terroriste guleniste (FETO), të infiltruar në Forcat e Armatosura të Turqisë.

tbmm darbe girişimi gecesi 1.jpg
tbmm darbe girişimi gecesi 2.jpg
tbmm darbe girişimi gecesi 3.jpg
tbmm darbe girişimi gecesi 3.jpg
tbmm darbe girişimi gecesi 2.jpg
tbmm darbe girişimi gecesi 1.jpg

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë ka bërë histori duke i rezistuar tentativës së 15 korrikut për grusht shteti nga një grup ushtarësh tradhtarë të organizatës terroriste guleniste (FETO), të infiltruar në Forcat e Armatosura të Turqisë.

Përfaqësuesit e katër grupeve parlamentare refuzuan të lënë sallën e Kuvendit pavarësisht bombardimeve të gjuajtësve F-16, madje u tubuan të gjithë atje duke i dalë për zot shtetit dhe zgjedhësve të tyre.

Ndërkohë që prononcoheshin për kanalet televizive se të zgjedhur e popullit turk po qëndronin në krye të detyrës, bomba e parë e puçistëve goditi çatinë e Sallës së Nderit duke tronditur të gjithë kompleksin parlamentar.

Tavani i Sallës së Nderit u dëmtua dhe një pjesë e tij ra mbi deputetët me një zhurmë shurdhuese; tymi dhe pluhuri e bënë situatën akoma më të vështirë dhe kritike.

Mjaft hapësira brenda ndërtesës dolën jashtë përdorimit, përfshi këtu dhe zyrën e Kryeministrit Binali Yildirim në Kuvend.

Shefat e sigurisë së Parlamentit këshilluan menjëherë deputetët turq për të zbritur në vendstrehimet e nëndheshme.

Pikërisht në këtë kohë, nga foltorja e sallës së Kuvendit, që po dëshmonte këto çaste historike, u dëgjua zëri i ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag.

“I nderuar Kryetar, nëse braktisim sallën e Kuvendit dhe shkojmë në bunker, populli do të mendoj se na ka zënë frika nga ngjarjet. Detyra jonë është që të japim jetën këtu”, tha ministri Bozdag duke iu drejtuar kryeparlamentarit Ismail Kahraman. (e vërtetuar nga filmimet)

Siç tregoi më vonë ish-kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Cemil Çiçek, në ato çaste, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka marrë në telefon deputeten Ilknur Inceoz të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe i është drejtuar të gjithë të përfaqësuesve të vullnetit popullor turk me fjalët: “Po bëni histori!

Kryepalamentari Ismail Kahraman u propozoi nënkryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë AK, Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) për të publikuar një deklaratë të përbashkët.

Teksti i komunikatës së përbashkët të partive politike në Kuvendit turk, i derdhur në letër me shkrim dore, mori trajtën përfundimtare pasi u miratua me telefon edhe nga nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Popujve (HDP).

Sakaq, policët e koordinuar nga Nurullah Ozturk, shef i Departamentit të Sigurisë së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, nisën kundërofensivën dhe sprapsjen e helikopterëve të kontrolluar nga puçistët, që tashmë kishin nisur zbarkimin në kopshtin e përparmë të ndërtesës. Mes policisë dhe tradhtarëve në tanket, që kishin bllokuar hyrjet në Kuvend, filluan luftime të ashpra.

Disa nga këta policë heronj, të cilët vunë jetën në rrezik për të mbrojtur me mish e shpirt Kuvendin, atdheun dhe popullin turk, ndërkohë që në këto çaste nuk ishin në dijeni as të fatit të familjeve të tyre, morën plagë të rënda nga shrapnelat e bombave të puçistëve.

Ishin pikërisht këto çaste kur nisi të qartësoheshin llogaritë e poshtra të kësaj loje të ndyrë.

Kjo bandë terroriste, që pretendonte se ishte pjesëtare e Forcave të Armatosura të Turqisë, po bombardonte Kuvendin, po hapte zjarr mbi policinë turke dhe po shtypte me tanke pa mëshirë popullin turk, që po tubohej në rrugë e sheshe për të mbrojtur demokracinë.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo tablo mund të ishte vetëm vepër e forcave të huaja pushtuese. Pa diskutim, këto skena mund të shikohen vetëm një luftë ndërmjet shteteve.

Me pak fjalë, është vështirë të besohet se anëtarët e organizatës terroriste guleniste, të cilët vunë popullin turk përballë një nate të tillë, mund të jenë turq, myslimanë dhe aq më pak njerëz.

Pak orë pas dështimit të tentativës për grusht shteti, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë u mblodh në seancë të jashtëzakonshme.

Kryetari i Parlamentit, Ismail Kahraman, iu drejtua popullit turk me këto fjalë:

“Përgjegjësit e kësaj dhimbjeje për popullin tonë do të marrin dënimin e merituar... Parlamenti është bombarduar... Elementë të ushqyer dhe të armatosur nga populli, i kanë drejtuar popullit armët e tij... Qoftë e shkuar për popullin tonë dhe lus Zotin që një ditë e zezë si kjo të mos përsëritet më kurrë! Tani është koha për të ruajtur gjakftohtësinë dhe gjykimin e shëndoshë, për të kuruar plagët dhe për të punuar me vendosmëri për ta zgjidhur me rrënjë këtë çështje. Kuvendi bëri rojën e demokracisë gjatë tërë natës dhe tani, të gjithë së bashku, do të lexojmë këtu tekstin e komunikatës së përbashkët të 4 forcave politike parlamentare. Do t’ia paraqesim atë shoqërisë sonë. Sovraniteti i përket vetëm popullit dhe shoqëria jonë këtë e ka thirrur me një kumbues.”

Në vijim, Ismail Kahraman lexoi komunikatën e përbashkët, që dënoi në mënyrën më të fuqishme të mundshme tentativën për grusht shteti dhe sulmet ndaj Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

“Si sot ashtu dhe në të ardhmen, çdo dorë e zgjatur ndaj vullnetit popullor dhe Kuvendit do të përballet me vullnetin tonë të çeliktë”, nënvizohet në komunikatë, e cila siguron se Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do të vazhdojë të jetë pasqyrë e besimit të palëkundur të popullit ndaj demokracisë.

Teksa Kuvendi po bëhej skenë e këtyre momenteve historike, menjëherë përpara tij dhjetëra-mijëra qytetarë, miliona në shkallë vendi, ishin tubuar duke valëvitur flamurin kombëtar për të protestuar grushtin e shtetit dhe për t’i dalë zot vullnetit, Kuvendit, Presidentit dhe të ardhmes së tyre!



Lajme të ngjashme