Vazhdojnë shkarkimet e gylenistëve në institucionet publike

Pas nismës për grusht shteti të Organizatës terroriste Fethullahiste (FETO) më datë 15 korrik, ashtu si në shumë institucione publike, një operacion i gjerë filloi edhe në Kryeministri.

Vazhdojnë shkarkimet e gylenistëve në institucionet publike

Në operacion, 230 raportorë, 19 specialistë, 6 konsulentë dhe 2 konsulentë ligjorë gjithsej 257 persona u larguan nga detyra dhe iu sekuestruan kartat e punës.

Shumë letra dhe dokumente u dërguan për tu inspektuar në rajonin e policisë.

Kurse në Institucionin Rregullator të Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK) u larguan nga detyra 25 persona që kishin lidhje me FETO-n.

Në Entin e Çështjeve Fetare të Turqisë, 492 persona në detyrë në qendër, provinca dhe jashtë shtetit, përfshi 3 myftinijë rrethesh, 1 drejtor dhe 1 zëvendësdrejtor u pushuan nga puna me arsyen se kishin lidhje me FETO-n që bëri tentativën për grusht-shteti.

Edhe dje, në operacionin e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme u pushuan nga puna 8 mijë e 777.

Nga ana tjetër, Kryeprokuroria e Republikës së Ankarasë, për 8 mijë e 777 persona të pushuar dje nga Ministria e Brendshme filloi hetimin me akuzën për anëtarësim në Organizatën terroriste Fethullahiste (FETO).



Lajme të ngjashme