Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Përfaqësuesi i Turqisë në OKB: Bota përgëzon popullin turk për qëndrimin e mbajtur

OKB-ja reagon pas tentativës së grusht shtetit në Turqi.

Përfaqësuesi i Turqisë në OKB: Bota përgëzon popullin turk për qëndrimin e mbajtur

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara Jashar Halit Çevik (Yaşar Halit Çevik) tha se ka marrë shumë mesazhi urimi nga komuniteti ndërkombëtar në lidhje me qëndrimin e popullit turk kundër tentativës për grusht shteti të Organizatës terroriste Fethullahiste (FETO).

Ai bëri të ditur se gjatë tentativës për grusht shteti u përjetua një periudhë shumë intensive dhe e vështirë dhe gjatë kësaj kohe u munduan që të informojë drejt bashkëbiseduesit.

Ai përmendi se si rrjedhojë atë natë (15 korrik) bëri deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ndërsa të nesërmen bëri një deklaratë Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.  

Çevik u shpreh se që nga periudha e fillimit të ngjarjeve deri në mëngjes, veçanërisht  me qëndrimin e popullit kundër grusht shtetit, nga bashkëbiseduesit ka marrë shumë mesazhe urimi, përgëzimi dhe inkurajuese të cilat të emocionojnë. Ata përgëzuan popullin turk.

“Me thënë të drejtën, aq sa na bëri ne krenarë qëndrimi i Turqisë me këto institucione kundër tentativës për grusht shteti, gëzoi edhe që ata duan Turqinë dhe përfaqësuesit këtu të vendeve mike të Turqisë dhe siguruan rritjen e mbështetjes ndaj saj. Nga kjo të gjithë mund të nxjerrim diçka që na bie për pjesë. Populli turk me sjelljen e tij është një shenjë pozitive përsa i përket të ardhmes së botës që është në kushte të vështira”.



Lajme të ngjashme