Jëlldërëm-Këllëçdarollu: Sot është koha për bashkim dhe solidaritet

Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Kryeministri Binali Jëlldërm (Binali Yıldırım) tha se sot kemi nevojë për unitet dhe solidaritet.

532587
Jëlldërëm-Këllëçdarollu: Sot është koha për bashkim dhe solidaritet

Kryeministri Jëlldërëm u takua me Kryetarin e Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu).

Jëlldërëm dhe Këllëçdarollu pas takimit kokë më kokë dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Kryetari i CHP-së Këllëçdarollu i tha Kryeministrit: “ Tejkalimi i tensionin në shoqëri në unitet të gjithë sëbashku është detyra jonë”.

Edhe Kryeministri Jëlldërëm informoi Këllçdarollunë në lidhje me rezultatet e tentativës në 15 korrik dhe falënderoi për maturinë e partisë opozitare kryesore.

Ai tha se këtej e tutje duhet qenë më të kujdesshëm dhe paralajmëroi që të bëhet kujdes edhe ndaj provokatorëve që nxjerrin detyrë nga situata.

Kryeministri bëri të ditur se nuk duhen krijuar raste për këta njerëz dhe tha se atyre që ndërmarrin gjëra të tilla i duhet dhënë menjëherë përgjigjja e duhur.  

Ai theksoi se çdo gjë do të vihet në vijë brenda ligjit dhe ata që bëjnë gabime do ti dorëzohen drejtësisë.

“Sot kemi nevojë për unitet dhe solidaritet” tha Kryeministri Binali Jëlldërm (Binali Yıldırım).



Lajme të ngjashme