Yildirim: Dënimi më i ashpër për vrasësit me uniformë ushtarake

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të dielën në mbrëmje se vrasësit me uniformë ushtarake, që morën pjesë në tentativën për grusht shteti të FETO-s, do të dënohen në mënyrën më të ashpër për veprën e tyre kriminale.

Yildirim: Dënimi më i ashpër për vrasësit me uniformë ushtarake
Kryeministri Yildirim njofton vazhdimin e arrestimeve
Kryeministri Yildirim njofton vazhdimin e arrestimeve

“Arrestimet vazhdojnë. U lutem qytetarëve që të mos i braktisin sheshet deri sa ngjarja të përfundojnë tërësisht, madje të gjithë qytetarët sapo të zbardhë drita janë të lutur që të mblidhen në sheshet kryesore të qyteteve, sidomos ata që jetojnë në Ankara dhe Stamboll. Punimet nga ana jonë (qeverisë) vazhdojnë sipas planit. Me leje të Zotit do ti neutralizojmë këta vrasës, anëtarët e kësaj organizate terroriste”, thotë Kryeministri Yildirim në mesazhin drejtuar popullit përmes një videoje që ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter. 

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të dielën në mbrëmje se vrasësit me uniformë ushtarake, që morën pjesë në tentativën për grusht shteti të Organizatës Terroriste Fethullahiste (FETO), do të dënohen në mënyrën më të ashpër për veprën e tyre kriminale.

Binali Yildirim mbajti një fjalim drejtuar qytetarëve të mbledhur në Sheshin “Kizilay” të Ankarasë për të protestuar tentativën e FETO-s për grusht shteti.

Shefi i qeverisë turke e nisi prononcimin e tij me fjalët: “Popullin nuk mund ta gjunjëzojnë.”

“Ju jeni bijtë e popullit të shenjtë turk, që eliminuat tentativën e 15 korrikut për grusht shteti dhe e bëtë tërë botën të dëgjojë zërin tuaj gjithëpopullor”, u shpreh ai duke theksuar se e kanë marrë mesazhin e qytetarëve, të cilët brohorisnin “kërkojmë dënimin kapital”.

Yildirim nënvizoi se ata, që sulmojnë me bomba, plumba, tanke dhe armë të tjera popullin, nuk mund të jenë ushtarë turq.

“Këta janë vrasës e terroristë nën uniforma ushtarake dhe do të japin llogari. Këta do të dënohen në mënyrën më të ashpër për veprën e tyre kriminale. Mos i ngatërroni pjesëtarët e çetës paralele, që realizuan tentativën për grusht shteti, me ushtrinë turke të nderuar. Mos u bëni merak, herët a vonë këta do të japin llogari për krimet e tyre”, tha ai.

Duke tërhequr vëmendjen se asgjë nuk do të jetë më si në të kaluarën pas 15 korrikut, kryeministri turk sqaroi se kjo ditë është festë e demokracisë dhe si e tillë duhet kremtuar me entuziazëm.

Shefi i Ankarasë zyrtare u bëri thirrje qytetarëve që gjatë ditës të shkojnë normalisht në punë, kurse në darkë të tubohen në sheshe për të mbështetur demokracinë.

“Nuk ka gjumë derisa t’i çrrënjosim plotësisht këta tradhtarë. E kemi haram gjumin”, vijo ai.

Kryeministri Binali Yildirim tha se kjo tentativë për grusht shteti ka nxjerrë në pah edhe diçka tjetër në Turqi.

“E kam fjalën për bashkimin, bashkërendimin dhe britmën e njëzëshme të të gjitha partive politike, pavarësisht bindjeve të tyre, kundër grushtit të shtetit. Në emër të popullit tim, në emër të vendit tim, falënderoj të gjithë qytetarët tanë të çdo shtrese dhe pa dallim politik, qofshin ata patriotë, nacionalistë, demokratë apo liberalë, të cilët bënë qëndresë kundër kësaj tentative të poshtër për grusht shteti. Sepse ne i thamë puçistëve dhe gjithë botës një diçka shumë të rëndësishme: Ja kjo është Turqia; kur bëhet fjalë për atdhe, asgjë tjetër nuk ka më vlerë”, u shpreh Yildirim.



Lajme të ngjashme