Vazhdojnë të vijnë mesazhe përkrahjeje ndaj Presidentit Erdogan

Presidenti Erdogan zhvilloi biseda telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev, Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Vazhdojnë të vijnë mesazhe përkrahjeje ndaj Presidentit Erdogan

Vazhdojnë të vijnë mesazhet përkrahjeje nga bota ndaj Turqisë, e cila më 15 korrik parandaloi tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste FETO.

Në këtë kuadër, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi biseda telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev, Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës Alijev gjatë bisedës telefonike dënoi ashpër tentativën e grusht shtetit në Turqi, ndërsa theksoi se populli dhe shteti i Azerbajxhanit është pranë popullit dhe shtetit të Turqisë ashtu si çdo herë.

Duke e bërë të ditur që pas kësaj asnjë forcë nuk mund ta kthej Turqinë nga rruga e zhvillimit dhe demokracisë, Alijev u shprehu ngushëllime familjeve të personave të vrarë në përpjekjen për të ndalur tentativën e grusht shtetit dhe Presidentit Erdoan, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me të cilën Presidenti Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike, tërhoqi vëmendjen se tentativa e grusht shtetit është e papranueshme.

Merkel gjithashtu bëri të ditur se përkrahin qeverinë e zgjedhur me vota demokratike.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se në një vend që është anëtare e aleancës nuk mund të ketë vend për grusht shtete dhe se nuk do të lejohen këto lloj iniciativa.

Stoltenberg tha se NATO-ja jep përkrahjen e plotë udhëheqjes turke të zgjedhur me zgjedhje demokratike.



Lajme të ngjashme