Ministria e Punëve të Brendshme shkarkon nga detyra 8 777 vetë

Ministria turke e Punëve të Brendshme njoftoi se deri tani në kuadër të hetimit që vazhdon pas tentativës së Organizatës Terroriste Fethullahiste (FETO) për grusht shteti natën e 15 korrikut janë shkarkuar nga detyra 8777 personel të varur prej saj.

Ministria e Punëve të Brendshme shkarkon nga detyra 8 777 vetë

Hetimi që ka nisur pas tentativës së Organizatës Terroriste Fethullahiste (FETO) për grusht shteti natën e 15 korrikut ka përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Deri tani janë shkarkuar 1 prefekt në detyrë dhe 29 prefektë të tjerë në pritje të emërimit.

Janë larguar nga detyra 8 mijë e 777 personel i varur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në mesin e tyre ka nënprefektë, inspektorë, pjesëtarë të njësive të xhandarmërisë.



Lajme të ngjashme