Ambasadori Bass: Qeveria e ShBA-së ndodhet pranë Turqisë përballë tentativës së grusht shtetit

Ambasadori i ShBA-së në Ankara, John Bass tërhoqi vëmendjen se grusht shtetet kurrsesi nuk kanë vend në shoqëritë bashkëkohore dhe demokratike.

Ambasadori Bass: Qeveria e ShBA-së ndodhet pranë Turqisë përballë tentativës së grusht shtetit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, John Bass tha se vendi i tij ndodhet pranë qeverisë së Turqisë përballë tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut.

Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të ambasadës së ShBA-së në Ankara, ambasadori Bass tërhoqi vëmendjen se grusht shtetet kurrsesi nuk kanë vend në shoqëritë bashkëkohore dhe demokratike.

Duke e çmuar lartë vendosmërinë e popullit turk përballë kësaj tentative, ambasadori Bass tha: “Ne mbajmë zi së bashku me miqtë tanë turq për humbje jetësh gjatë tentativave për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi. Grusht shtetet kurrsesi nuk kanë vend në shoqëritë bashkëkohore dhe demokratike”.

Ambasadori Bass gjithashtu tha se kërkesa e Turqisë për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO do të shqyrtohet në kuadër të kushteve të marrëveshjes mes Turqisë dhe ShBA-së.



Lajme të ngjashme