Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan bisedon me Ciprasin për ekstradimin e 8 puçistëve të arratisur në Greqi

Pas tentativës për grusht shteti të FETO-s 8 ushtarakë me apoleta të hequra ishin arratisur në Greqi me një helikopter Skorsky dhe ishin ulur në Aeroportin e Aleksandropolit ku kërkuan strehim politik.

Erdogan bisedon me Ciprasin për ekstradimin e 8 puçistëve të arratisur në Greqi

Pas kësaj, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) i telefoni Kryeministrit të Greqisë Aleksis Cipras.

Në bisedë, Cipras ishte shprehur se zënë vend pranë qeverisë të zgjedhur me votë në Turqisë dhe se do të bëhet ajo që është e nevojshme për ekstradimin e 8 puçistëve.

Ai tërhoqi vëmendjen se në demokraci nuk ka vend për grusht shteti dhe shprehu respektin për qeverinë e zgjedhur dhe vullnetin e popullit turk.

Edhe Presidenti Erdogan i përcolli falënderimin Ciprasit për mbështetjen ndaj Turqisë.  



Lajme të ngjashme