Turqi – Liderët fetarë dalin me deklaratë të përbashkët pas tentativës së puçistëve

Ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi, ku një grup i vogël ushtarakësh të lidhur me organizatën terroriste FETÖ u munduan të marrin drejtimin e shtetit, por dështuan, reaguan edhe liderët e institucioneve fetare në Turqi.

Turqi – Liderët fetarë dalin me deklaratë të përbashkët pas tentativës së puçistëve

Në një deklaratë të përbashkët për mediat Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë Mehmet Görmez, Patriku i Kishës Greke në Stamboll Bartholomeos dhe përfaqësuesi i komunitetit hebre në Turqi Isak Haleva, u shprehën se janë shumë të shqetësuar nga kjo tentativë për marrjen me anë të forcës të të dashurve të qytetarëve tanë. Ndër të tjera ata dënuar sulmet terroriste të kësaj natyre.

Duke theksuar se një nga principet e feve hyjnore është dashuria hyjnore, përfaqësuesit e institucioneve fetare të Turqisë më tej në deklaratën e tyre të përbashkët kanë theksuar: "Ngado dhe nga kushdo që të vijë terrori dhe dhuna, kurrë nuk mund të quhen dhe pranohet si një veprim i drejtë dhe i justifikuar. Të vrasësh një njeri është njësoj sikur të vrasësh gjithë njerëzimin dhe një akt i tillë nuk mund të pranohet kurrë nga njerëzimi. Për këtë arsye ne bëjmë thirrje për distancim nga terrori. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’ia arritur kësaj.’’

Në fund të deklaratës përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Turqi kanë deklaruar se i luten Zotit që terrori dhe dhuna të largohen nga Turqia dhe gjithë bota.



Lajme të ngjashme