Helikopteri ushtarak turk ulet në Greqi, Ankaraja kërkon ekstradimin e 8 puçistëve në bord

Një helikopter ushtarak i ushtrisë turke, që është përdorur në tentativën e dështuar për grusht shteti nga Organizata Terroriste Fethullahiste (FETO), është arratisur sot në qytetin verior Aleksandropojë të Greqisë.

Sipas një lajmit të publikuar nga agjencia e lajmeve të Athinës, helikopteri ushtarak i tipit “Black Hawk” ka kërkuar leje nga autoritetet greke dhe është ulur në një pistë në Aleksandropojë, një qytet shumë pranë kufirit të Greqisë me Turqinë.

Televizioni shtetëror grek, “ERT”, njoftoi se në bordin e helikopterit ka gjithsej 8 persona dhe vetëm njëri prej tyre është civil.

I njëjti burim bëri me dije se të 8 personat në bordin e helikopterit ushtarak kanë kërkuar azil politik në Greqi.

Sakaq, Turqia i kërkoi palës greke ekstradimin e 8 puçistëve të larguar në shtetin fqinjë, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

“I kemi bërë kërkesë Greqisë për të ekstraduar 8 tradhtarët e kombit sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi kreu i diplomacisë turke për një stacion televiziv, pas dështimit të përpjekjes së grushtit të shtetit të së premtes në mbrëmje.

Lajme të ngjashme