Gjenerali Dundar: Koha e puçeve ushtarake në Turqi ka perënduar

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Umit Dundar në deklaratat që bëri në Stamboll tha se në Turqia ka perënduar koha e grushteve të shtetit dhe puçeve ushtarake.

Gjenerali Dundar: Koha e puçeve ushtarake në Turqi ka perënduar

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Umit Dundar në deklaratat që bëri për gazetarënë aeroportin e Stambollit tha se Turqia krah për krah me shtetin dhe popullin e saj pengoi tentativën për grusht shteti, ku demokracia turke dha 90 dëshmorë (41 policë, 2 ushtarë dhe civilë), ku u vranë 104 pjesëmarrës në këtë tentativë dhe u arrestuan 1 mijë e 563 të tjerë (ushtarakë të gradave të ndryshme).

“Ushtarakë të gradave të ndryshme brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK) kanë ndërmarrë një tentativë për grusht shteti. Shumë komandantë (gjeneralë) janë transferuar në adresa të paditura. Ushtria turke këtë tentativë për grusht shteti e kundërshtoi që në momentin e parë. Orvatja është penduar brenda demokracisë nga presidenti, kryeministri dhe ministrat tanë. Krah për krah me shtetin dhe popullin e saj Turqia e pengoi këtë tentativë për grusht shteti”,- tha gjenerali Dundar, komandanti i Armatës së Parë të ushtrisë turke.

Gjatë kësaj nisme është dëshmuar çmenduria e një grupi që bombardon parlamentin e vet”,- u shpreh gjenerali Dundar dhe e vijoi kështu deklaratën e tij: “Ky popull nuk ka për ta harruar kurrën e kurrës këtë poshtërsi. I shprehim mirënjohjen popullit tonë për qëndrimin e matur. Koha e grushteve të shtetit dhe juntave ushtarake në Turqi ka perënduar plotësisht”.

Dundar theksoi se ushtria do të pastrohet e gjitha nga elementët e strukturës paralele, ndërsa shtoi: “Askush që tradhton shtetin dhe popullin e tij nuk do ti shpëtojë dot ndëshkimit. Forcat e Armatosura Turke do të vazhdojnë të punojnë si një institucion nën urdhrat e shtetit, ashtu siç duhet të ndodhë në një shtet demokratik dhe ligjor. U shpreh mirënjohjen të gjitha partive politike dhe mediave që i dolën për zot demokracisë dhe vullnetit kombëtar”.



Lajme të ngjashme