Ushtarët turq ndalojnë 122 klandestinë irakianë në kufi me Sirinë

Forcat turke të sigurisë kanë ndaluar sot në qytezën kufitare Yayladagi të Hatayit 122 shtetas irakianë në tentativë për të hyrë ilegalisht në Turqi përmes territoreve siriane.

529360

Në mesin e irakianëve të ndaluar nga ushtarët turq, që patrullonin atë zonë të kufirit turko-sirian, kishte gjithashtu gra dhe fëmijë.

Të gjithë klandestinët irakianë janë dërguar në pikat e kthimit për të plotësuar procedurat zyrtare të deportimit.

Pas këtyre të sotmëve, numri i irakianëve të ndaluar gjatë këtij muaji në zonën kufitare të qytezës Yayladagi ka arritur në 500.

Lajme të ngjashme