Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Plagoset rëndë një pseudodrejtues i lartë i PKK-së

Terroristi Fethi Sharlatan i njohur me kodin “Sabri Bashkale” dhe i ashtuquajtur përgjegjës i organizatës është plagosur rëndë në një operacion të kryer në zonën Metina në veri të Irakut.

Plagoset rëndë një pseudodrejtues i lartë i PKK-së

Organizata separatiste terroriste PKK ka marrë edhe një goditje tjetër.

Terroristi Fethi Sharlatan (Fethi Şarlatan) i njohur me kodin “Sabri Bashkale” dhe i ashtuquajtur përgjegjës i organizatës është plagosur rëndë në një operacion të kryer në zonën Metina në veri të Irakut.

Siç raportojnë burimet ushtarake operacioni i datës 28 maj kishte në shënjestër Sharlatanin, një nga pseudodrejtuesit kryesorë të organizatës separatiste terroriste, dhe emri i të cilit ndodhet në listën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë “për terroristët në kërkim” të publikuar edhe në faqen zyrtare në internet të kësaj ministrie.

I plagosur rëndë në këtë operacion Sharlatan u transferua në një spital të rajonit. Forcat turke të sigurisë deri më tani parimisht nuk kanë kryer operacionet kundër objekteve që “ofrojnë shërbime publike”, siç janë xhamitë, shkollat dhe spitalet. Këtë herët forcat e sigurisë e përndoqën terroristin e plagosur edhe në spital.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste ia ndryshuan vazhdimisht spitalin Sharlatanit. Duke qenë se Sharlatani nuk ka dalë nga spitali i fundit, ku ishte transferuar, është rritur probabiliteti i vdekjes së tij.

Sharlatani ka planifikuar sidomos këto 3 vitet e fundit përgatitjet për hapjen e hendekëve dhe ngritjen e barrikadave, përdorimin e eksplozivëve artizanalë, dërgimin e armëve, materialeve dhe municioneve në prefekturat dhe nënprefekturat e zonës së Anadollit Juglindor. Operacioni i suksesshëm ndaj Sharlatanit ka ngjallur panik dhe frikë në mesin e anëtarëve të organizatës.

Një operacion tjetër ishte kryer kundër Ekrem Gynej (Ekrem Güney) dhe ndihmësit të tij, emra këta që vijnë pas Sharlatanit në hierarkinë drejtuese të organizatës. Në këto operacione ishin vrarë të dy këta terroristë.

Ndërsa në operacionet 4-ditore që ishin bërë vitin e kaluar në nënprefekturën Ovacik të Tunceli-së vitin e kaluar ishte neutralizuar një tjetër pseudopërgjegjës i organizatës terroriste PKK.



Lajme të ngjashme