Kalin: Nëse harrohet masakra e Srebrenicës, atëherë do të jetohen të reja në Siri

"Gjëja që lidhë me njëra-tjetrën masakrën më të madhe të jetuar në mes të Evropës në Srebrenicë dhe luftën më të përgjakshme të historisë së afërt në Siri, është dështimi i sistemit ndërkombëtar", - ka thënë Kalin.

Kalin: Nëse harrohet masakra e Srebrenicës, atëherë do të jetohen të reja në Siri

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, bëri të ditur që në qoftë se shoqëria globale nuk rikujton mënyrën se si u hap rruga për masakrën e Srebrenicës, atëherë në Siri do të vazhdojnë të jetohen masakra të ngjashme.

Në artikullin e tij të publikuar në gazetën “Daily Sabah” me titull “Nga Srebrenica në Siri: Mësimet që nuk u mësuan”, Ibrahim Kalin rikujtoi se nga gjenocidi i Srebrenicës që ndodhet në lindje të Bosnjës, i cili është kryer para syve të Kombeve të Bashkuara kanë kaluar 21 vite.

Duke e bërë të ditur se vrasja e më shumë se 8 mijë meshkujve dhe fëmijëve boshnjak në formë të njëjtë me gjenocidin e nazistëve të kryer ndaj hebrenjve evropian gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkaktoi dështime në përmasa gjigante në sistemin ndërkombëtar, Kalin vijoi me këto fjalë: “Një tragjedi e ngjashme sot jetohet në Siri në vitin e gjashtë të luftës civile dhe sërish sistemi ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara, Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër e botës lejojnë që kjo të ndodhë para syve të tyre. Gjëja që lidhë me njëra-tjetrën masakrën më të madhe të jetuar në mes të Evropës në Srebrenicë dhe luftën më të përgjakshme të historisë së afërt në Siri, është dështimi i sistemit ndërkombëtar për ti dhënë fund luftës, terrorit shtetëror dhe vuajtjeve të njerëzve”.

Kalin rikujtoi se në korrik të vitit 1995 grat boshnjake me urdhrin e “Kasapit të Bosnjës”, Ratko Mladiç janë ndarë nga bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, ndërsa vijoi duke shtruar pyetjen se “A kemi marr mësimin e duhur nga gjenocidi i Srebrenicës? Nëse shikojmë në luftimet dhe masakrat e jetuara prej asaj dite e këtej atëherë do të ishte shumë vështirë për të dhënë një përgjigje pozitive kësaj pyetjeje. A kanë dalë para drejtësisë ata të cilët kryejnë këto krime monstruoze kundër njerëzimit? Edhe përgjigjja në këtë pyetje është e dyshimtë”.

“Mësimi i vërtet moral dhe politik që duhet të nxjerrim nga gjenocidi i Srebrenicës do të siguroj që këto krime monstruoze të mos përjetohen më”, ka thënë zëdhënësi Kalin.   



Lajme të ngjashme