Transporti ajror – Për 6 muaj numri i pasagjerëve arrin në 80 milionë

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore në Turqi (DHMI) trafiku ajror ka regjistruar në periudhën janar-qershor 80 milionë 667 mijë e 589 pasagjerë.

Transporti ajror – Për 6 muaj numri i pasagjerëve arrin në 80 milionë
türk hava yolları thy yç mak.jpg

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore në Turqi (DHMI) ka publikuar statistikat e muajit qershor për trafikun e pasagjerëve dhe avionëve.

Sipas këtyre të dhënave numri i fluturimeve të brendshme për muajin qershor është realizuar me 79 mijë e 451, kurse në fluturimet ndërkombëtare kjo shifër ka qenë 50 mijë e 144. Trafiku i mbingarkuar (overflight) në këtë periudhë u realizua me 32 mijë e 995 fluturime dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit u është shërbyer gjithsej 132 mijë e 590 avionëve.

Muajin e kaluar 8 milionë e 410 mijë e 304 pasagjerë udhëtuan me avion brenda vendit, kurse numri i atyre që kanë preferuar të udhëtojnë me avionë jashtë shtetit ka qenë 6 milionë e 232 mijë e 308 pasagjerë. Ndërsa në total trafiku i pasagjerëve, duke përfshirë këtu edhe kalimet direkte, për këtë periudhë ka regjistruar 14 milionë e 672 mijë e 246 udhëtarë.

Deri në muajin qershor këtë vit u transportuan edhe 211 mijë e 460 ton me ngarkesa të ndryshme (kargo+postë+bagazhe).

Në gjashtë muajt e parë të vitit trafiku total i avionëve që kanë shërbyer në këtë periudhë (përfshi edhe trafikun e mbingarkuar) ka qenë 862 mijë e 600 fluturime; trafiku total i pasagjerëve (përfshi edhe kalimet direkte) u realizua në shifrën e 80 milionë 667 mijë e 589 udhëtarëve, ndërsa trafiku i ngarkesës (kargo+postë+bagaj) u përcaktua me 1 milionë e 295 mijë e 174 tonë.



Lajme të ngjashme