Yildirim: Turqia do të zhvillojë marrëdhëniet me fqinjët e saj

Kryeministri Binali Jëlldërëm mori pjesë në programin trajnues "Akademia Politike", që u mbajt në Kryesinë e Degës së Partisë AK në Ankara.

Yildirim: Turqia do të zhvillojë marrëdhëniet me fqinjët e saj

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) duke e bërë të ditur se Turqia do të zhvilloj marrëdhëniet me fqinjët e saj tha se “Ne do të rrisim miqësitë dhe do të zvogëlojmë armiqësitë”.

Kryeministri Binali Jëlldërëm mori pjesë në programin trajnues Akademia Politike që u mbajt në Kryesinë e Degës së Partisë AK në Ankara.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu Jëlldërëm tha se nuk ka vend në botë ku nuk valëvitet flamuri turk, ndërsa shtoi se Turqia në të gjitha vendet shikon si në vendet mike dhe se pas kësaj do të zhvillojnë marrëdhëniet me vendet që rrethojnë Detin e Zi dhe atë Mesdhe, ndërkaq mosmarrëveshjet do ti ulin në nivelin më të ulët.

“Ne do të bëjmë përpjekje në mënyrë më aktive për përhapjen e paqes në rajon dhe në botë”, - tha Jëlldërëm ndërsa shpjegoi normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe Rusinë.

“Do ti avancojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë. Nuk kemi shumë arsye për ti prishur marrëdhëniet me Irakun, Sirinë, Egjiptin dhe me të gjitha vendet e rajonit. Ndërkaq kemi shumë arsye për avancimin e këtyre marrëdhënieve”, u shpreh Jëlldërëm.

Kryeministri gjatë fjalimit të tij preku edhe në ngjarjet e terrorit dhe në luftën kundër saj ndërsa vijoi me këto fjalë: “Prioriteti ynë është që terrorin brenda Turqisë ta marrim nën kontroll dhe ta ulim në fund të rendit të ditës. Askush të mos përpiqet të na japë mësim. Askush të mos na pyet pse nuk mbarojnë këto operacione. Ato nuk do të mbarojnë. Për deri sa kjo organizatë separatiste vazhdon të vras civilët, ushtarët, policinë, rojet e fshatit, për deri sa ajo frikëson dhe nxinë jetën e qytetarëve tanë dhe për deri sa qytetarët tanë nuk mund të udhëtojnë në çdo cep të vendit pa vështirësi, këto operacione do të vazhdojnë”.



Lajme të ngjashme