Turqi-7 persona të tjerë të arrestuar në lidhje me sulmin e terrorit ndaj aeroportit "Ataturk"

Numri i të arrestuarve në lidhje me rastin e sulmit të terrorit ndaj aeroportit "Ataturk" doli në 37.

527015
Turqi-7 persona të tjerë të arrestuar në lidhje me sulmin e terrorit ndaj aeroportit "Ataturk"

Bëhet e ditur se janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë në lidhje me sulmin tradhtarë të terrorit të ndërmarr ndaj aeroportit “Ataturk” të Stambollit në mbrëmjen e 28 qershorit.

Në këtë mënyrë numri i të arrestuarve në lidhje me rastin doli në 37.

Në operacionin e fundit të ndërmarrë nga ana e policisë së Stambollit u arrestua një person, i cili ka qenë në kontakt me 3 kamikazët dhe 6 të tjerë që ishin të lidhur me personin.

Personat u dërguan në gjykatën e Bakirkoyit ndërsa u ndaluan me vendimin e gjykatës.

30 të dyshuar të ndaluar pas sulmit të terrorit mes datave 30 qershor–3 korrik, në mesin e të cilëve 14 janë shtetas të huaj, u arrestuan me vendimin e gjykatës.  



Lajme të ngjashme