Stambolli mirëpret mbledhjen e 40-të të UNESCO-s

Kryeministri Yildirim: UNESCO nuk ka arritur në pikën e dëshiruar

Stambolli mirëpret mbledhjen e 40-të të UNESCO-s

Stambolli mirëpret mbledhjen e 40-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në mesazhet e dërguara gjatë fjalimit të hapjes së mbledhjes tha se UNESCO ka detyra dhe përgjegjësi të mëdha.

Duke e bërë të ditur se Stambolli, i cili me shekuj mirëpret qytetërime të ndryshme dhe që është një qytet në mes të dy kontinenteve, është një muze nën qiell të hapur, Kryeministri Jëlldërëm tha se mbajtja e mbledhjes së 40-të e Komitetit të Trashëgimisë Botërore në këtë qytet ka një domethënie të madhe.

Jëlldërëm bëri të ditur se UNESCO prej themelimit e këtej krahas të gjitha përpjekjeve nuk arriti në pikën e dëshiruar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ndërkohë që në njërën anë luftërat që jetohen në shumicën e vendeve të botës vazhdojnë të shkatërrojnë një e nga një vlerat historike, natyrore dhe kulturore të mbetura nga qytetërimet e mëparshme, në anën tjetër ne vazhdojmë ti shkatërrojmë këto vepra në emër të qytetërimit dhe zhvillimit. Në këtë pikë UNESCO-s i bie një përgjegjësi më e madhe. Shoqëria ndërkombëtare duhet të kontribuoj më shumë punimeve në kuadër të UNESCO-s dhe të marr më shumë përgjegjësi për ti lënë gjeneratave të ardhshme trashëgimit e mbetura nga e kaluara. Një detyrë e madhe i bie edhe vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Mendoj se vendimet që do të merren në mbledhjen e këtij komiteti që mbahet në Stamboll për rolin e UNESCO-s në të ardhmen dhe për mbrojtjen e vlerave historike, natyrore dhe kulturore janë shumë të rëndësishme dhe domethënëse për vendin tonë dhe për të gjitha vendet e botës. Të gjithë pjesëmarrësve u uroj suksese”.



Lajme të ngjashme