Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore në Srebrenicë

Sot organizohet ceremonia përkujtimore për myslimanët e Bosnjës që ishin viktimë e masakrës së Srebrenicës që u jetua gjatë luftës së Bosnje-Hercegovinës mes viteve 1991-1995 në territoret e ish-Jugosllavisë.

527059

Turqia në këtë ceremoni përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Prej masakrës së jetuar në qendër të Evropës para syve të gjithë botës kaluan 21 vite por dhimbja është ende e freskët.

Në ceremoninë përkujtimore që do të organizohet në kujtim të më shumë se 8 mijë myslimanëve të Bosnjës, viktimë e kësaj masakre, ashtu si çdo herë edhe këtë vit marrin pjesë me dhjetëra mijëra persona.

Ndalesa e parë e Ministrit të Jashtëm, Çavushollu në Bosnje-Hercegovinë ishin varrezat e dëshmorëve në Kovaçi të Sarajevës.

Çavushollu, i cili vizitoi edhe varrin e Alija Izetbegoviç, presidentit të parë të Bosnje-Hercegovinës, më pas vizitoi edhe ekspozitën me temë masakrën të vendosur në Qendrën e Kulturës “Junus Emre”.

Në fjalimin e tij që do të mbaj në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e ceremonisë, Ministri Çavushollu më pas do të takohet me nënat e dëshmorëve.

Lajme të ngjashme