Merkel: Turqia, një shembull i sjelljes njerëzore

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se pranimi i 3 milionë emigrantëve nga ana e Turqisë është një “sjellje vërtetë njerëzore”.

Merkel: Turqia, një shembull i sjelljes njerëzore

Merkel, në intervistën e dhënë për kanalin televiziv gjerman ZDF, bëri deklarata të rëndësishme për krizën e emigrantëve që përjetohet në Evropë.

Ajo nënvizoi se duhet të japin ndihmë për lehtësimin e ngarkesës së emigrantëve të Turqisë dhe përsëriti fjalët e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i cili kishte thënë: “nuk duam që në Egje, përpara syve të gjithë botës, brena 2 muajsh të humbin jetën 400 njerëz”.  

Kancelarja Merkel theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë për të parandaluar emigrimin e jashtëligjshëm dhe shtoi se duhen vazhduar bisedimet me Turqinë në mënyrë që Evropa të marrë emigrantë në mënyrë legjitime.  

Ndërsa në lidhje me takimin me presidentin Erdogan në Varshavë, Kryeqytetin e Polonisë ajo u shpreh me fjalët: “Ishte një bisedë konstruktive dhe duhet vazhduar”.

Kurse në lidhje me mos lejimin e deputetëve gjermanë nga ana e Turqisë për të vizituar ushtarët gjermanë në bazën ushtarake në Incirli të Adanasë së Turqisë, tha: “Duhet krijuar mundësia që deputetët të takojnë ushtarët tanë”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se përjetojnë divergjenca me Turqinë në lidhje me “projektligjin armen” të miratuar muajin e kaluar nga Kuvendi Federal Gjerman dhe shtoi se në politikë çdo gjë nuk zgjidhet vetëm me një bisedë, kështu që takimet duhet të vazhdojnë.



Lajme të ngjashme