Kallën: Bashkëpunimi i Amerikës me PYD-në kundër DAESH-it është i papranueshëm

Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër DAESH-it nëpërmjet angazhimit me PYD-në nuk është e drejtë.

Kallën: Bashkëpunimi i Amerikës me PYD-në kundër DAESH-it është i papranueshëm

Një nga temat më të rëndësishme të rendit në Samitin e NATO-s në Varshavë  ishte lufta kundër terrorit.

Kallën në vlerësimin e tij të Samitit tha se Amerika shpërfill lidhjen ndërmjet PYD-së dhe PKK-së.

Ai kritikoi ashpër bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me PYD-në kundër DAESH-it.

“Formulimi i luftës së Amerikës kundër DAESH-it nëpërmjet PYD-së madje përqendrimi këtu i kësaj lufte, zbatimi i luftës nëpërmjet angazhimit me PYD-në nuk është i drejtë as sipas strategjisë dhe as sipas taktikës. Kjo nuk është e drejtë edhe sipas realitetit në Siri edhe sipas luftës kundër DAESH-it dhe nuk është e drejtë as nga aspekti i realitetit të Turqisë. Rrjedhimisht ky është një qëndrim që inkurajon organizatën terroriste (PYD) dhe i hap atyre fusha të ndryshme legjitime” tha Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın).

Turqia i përsëriti edhe një herë vendeve anëtare të aleancës kërkesat e saj në lidhje me luftën antiterrror.

Ibrahim Kallën vlerësoi edhe bisedimet në lidhje me liberalizimin e vizave që zbatohen me Bashkimin Evropian (BE).

Ai shprehu se brenda një kohe të shkurtër pritet një zgjidhje dhe shtoi: “Ne insistojmë që Turqia të përfshihet në sistemin e Shengenit. Kjo është një e drejtë e Turqisë. Përpjekjet për të ta penguar këtë me arsyetime të kësaj apo asaj natyre janë diçka e papranueshme. Faktikisht ne duhet të kishim hyrë në Shengen 10-20 vjet mbase 30 vjet më parë. Ne kërkojmë që të arrijmë në një zgjidhje. Bisedimet ndërmjet delegacioneve teknike janë duke vazhduar. Shpresojmë që kjo të zgjidhet sa më parë” u shpreh Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın).   



Lajme të ngjashme