I ashtuquajtur udhëheqës i PKK-së vritet në atentat

Një tjetër goditje e rëndë për organizatën terroriste separatiste PKK.

I ashtuquajtur udhëheqës i PKK-së vritet në atentat

Një nga të ashtuquajturit përgjegjës i lartë i organizatës terroriste separatiste, Ferman Hysejin (Ferman Hüseyin) u vra në një atentat në Siri.

Zëdhënësi i Brigadave të Tel Hamis që luftojnë kundër regjimit në Siri, Halid el Hasekavi, deklaroi se terroristi u vra si rrjedhojë e hedhjes në erë të automjetit në të cilin gjendej.

Bëhet e ditur se terroristi që përdorte emrin e koduar "Bahoz Erdal" u mor në objektivë ditën e premte ndërsa shkonte nga rajoni Himo i Sirisë për në Kamëshllë (Kamışlı).

Në këtë atentat, krahas terroristit në fjalë, u vranë edhe 8 persona të tjerë, ndër të cilët edhe truprojat e terroristit.

Hasekavi, nënvizoi se organizata terroriste PKK është në pozicionin e pushtuesit në tokat e Sirisë dhe siguron një mbështetje të rëndësishme për regjimin e Esadit.

Terroristi Ferman Hysejin (Ferman Hüseyin) i lindur në Siri në vitin 1969, për herë të fundit në muajin shtator në nënprefekturën Daëllëxha (Dağlıca) të Hakkarit kishte udhëhequr sulmin tradhtar kushumë ushtarë turq ranë dëshmorë.



Lajme të ngjashme