Turqia fiton mbi një miliard $ nga eksporti i çokollatës

Gjatë dekadës së fundit eksportet e produkteve të çokollatës turke janë rritur ndjeshëm duke tejkaluar një miliard dollarë të ardhura në pesë vitet e fundit.

Turqia fiton mbi një miliard $ nga eksporti i çokollatës

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK), nga viti 2011 e këtej Turqia ka eksportuar produkte të çokollatës që kapin vlerën e një miliardë e 39 milionë dollarëve.

Eksportet e çokollatës në vitin 2011 ishin pak më shumë se 160 milionë dollarë dhe kanë qenë vazhdimisht në rritje. Në vitin 2014 eksportet arritën në 270 milionë dollarë. Kurse në vitin 2015 është vërejtur një rënie e vogël në eksportet duke u realizuar në 223 milionë dollarë, ndërsa eksportet totale në pesë vitet e fundit i kanë tejkaluar një miliard dollarët.

Importuesit më të mëdhenj të produkteve të çokollatave turke janë Iraku, i ndjekur ky nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libia dhe Egjipti.

Ndërsa sa i përket importit të produkteve të çokollatës në Turqi, ky vend ka importuar nga Gjermania çokollatë me vlerë 14 milionë dollarë. Përveç Gjermanisë, Turqia ka të importuar edhe nga Belgjika, Italia dhe Franca.



Lajme të ngjashme