Erdogan uron liderët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Presidenti ReXhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan), me rastin e Fitër Bajramit bisedoi me telefon me liderët e Azerbajxhanit, Arabisë Saudite, Katarit, Irakut dhe Bosnje-Hercegovinës.

Erdogan uron liderët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Ai bisedoi me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Suud, Emirin e Katarit Sheikun Temim bin Hamed Al Sani dhe babain e tij, Emir Hamed bin Halife Al Sani, Presidentin e Irakut Fuad Masum, Kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnje Hercegovinës Bakir Izzetbegoviç.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i telefonoi Presidentit Erdogan dhe e ngushëlloi për viktimat e sulmit të fundit terrorist në Stamboll si dhe i përcolli popullit turk ngushëllimet për humbjet e jetëve të civilëve të pafajshëm në këto sulme.

Edhe Kryetari i Rajonit të Penxhapit në Pakistan, Muhammed Shahbaz Sherif, në lidhje me sulmet në Stamboll i telefonoi Presidentit Erdogan dhe e ngushëlloi për viktimat dhe i shprehu të plagosurve dëshirën për një shërim sa më të shpejtë.



Lajme të ngjashme