Erdogan: Ju uroj nga shpirti Bajramin e Bekuar të Ramazanit

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se bajramet janë një shans i mirë për të ripërtërirë lidhjen vëllazërore.

Erdogan: Ju uroj nga shpirti Bajramin e Bekuar të Ramazanit

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Fitër Bajramit.

“Të dashur qytetarë, kemi arritur në një bajram tjetër duke lënë pas një muaj ramazani me kryen në mëshirë, mesin në falje dhe fundin në shpëtimin nga dënimi i përjetshëm. Ju uroj nga shpirti Bajramin e Bekuar të Ramazanit” shprehej Presidenti Erdogan.  

Gjithashtu, zinin vend edhe fjalët “Përgjatë një muaji përjetuam sëbashku një klimë vëllazërie të madhe, solidariteti, afrimi dhe ndihme. Në vendet ku jetojmë, në lagjet tona, me të afërmit, fqinjët, vëllezërit tanë, njerëzit në nevojë ndamë bukën e ujin. Më në fund arritëm në bajram. Këto festa, krahas nimetit të Allahut, janë një rast i mirë për të përforcuar unitetin kombëtar dhe lidhjet tona vëllazërore”.

Ai theksoi se në botën islame edhe gjatë muajit të Ramazanit shqetësimet kanë vazhduar, theksoi Presidenti Erdogan, por megjithatë myslimanët që janë kthyer nga i njëjti drejtim për tu falur, vazhdojnë të jetojnë entuziazmin e Fitër Bajramit”.

Ai bëri të ditur se bota është duke kaluar nga një periudhë ku janë vënë në skenë ndryshime të rëndësishme ndërkohë që Turqia i ka dalë për Zot të ardhurve nga Siria dhe Iraku.

Nga ana tjetër, Evropa ndeshet me shqetësime të tjera, tha Erdogan dhe shtoi: “Destabilitetit ekonomik të Evropës i është shtuar edhe kriza politike. Vendimi i Anglisë për tu ndarë nga Bashkimi Evropian ndikon edhe vendet e tjera Ata që e kanë shtyrë botën drejt kaosit nuk mund të parandalojnë përforcimin e tendencës së racizmit dhe diskriminimit në vendet e tyre. Ne si Turqi, kemi marrë masat tona ndaj krizave globale ekonomike dhe politike dhe kemi bërë përgatitje kundër tyre. Ne vazhdojmë të ecim hap pas hapi drejt objektivit tonë të vitit 2023”.

Me demokracinë dhe ekonominë e përforcuar gjatë 13 viteve të fundit në Turqi, janë tejkaluar edhe shumë probleme, tha Presidenti turk dhe shtoi “Në procesin e ndryshimit global do të dalim me sukses më të fuqishëm. Ne jemi duke zhvilluar marrëdhëniet me Izraelin dhe Rusinë. Hapat pozitive të hedhura javët e fundit japin shpresë për të ardhmen. Tejkalojmë krizat e shkaktuara prej çështjes së Sirisë, terrorit dhe tensionit artificial dhe riparojmë përsëri marrëdhëniet e këputura. Ne eliminojmë një nga një pengesat që na dalin përpara. Ne si vend do të fuqizohemi dhe as terrori dhe as krizat nuk do të na pengojnë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).



Lajme të ngjashme