Ala: Lufta për paqe dhe qetësi një obligim i njerëzimit

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala tha se në një periudhë kur problemet globale dhe terrori global ka kaluar në sulm, ndjehet nevoja që gjithë njerëzimi të bashkëpunojë në atmosferën e një bajrami të tillë.

Ala: Lufta për paqe dhe qetësi një obligim i njerëzimit

Në ceremoninë e organizuar me rastin e bajramit nga ana e Prefekturës së Bursës, ministri turk uroi qytetarët dhe botën islame.

Ai uroi që Fitër Bajrami të sjellë qetësi, paqe dhe mirësi për tërë njerëzimin.

“Në një periudhë kur problemet globale dhe terrori global ka kaluar në sulm, ndjehet nevoja që të bashkëpunojë gjithë njerëzimi. Njerëzimi ka nevojë për një gjë të tillë. Pasi ekzistojnë disa rreziqe ndaj vetë njerëzimit. Nga ky aspekt uroj që bajrami të sjellë qetësi dhe paqe për të gjithë njerëzit. Për këtë, përpjekjen nga ana e njerëzve për të arritur këtë paqe dhe qetësi e cilësoj si një detyrë humanitare. Përsëri i uroj të gjithë banorëve të Bursës, vëllezërve, zonjave, zotërinjve, fëmijëve dhe të moshuarve Fitër Bajramin. Allahu i dhëntë atyre ditët më të bukura” tha Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala.



Lajme të ngjashme