Kallën: Procesi i normalizimit me Rusinë dhe Izraelin, kontribut për paqe dhe stabilitet

Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın), normalizimin e marrëdhënieve që filluan me Izraelin dhe Rusinë i vlerësoi në artikullin e publikuar në anglisht për Daily Sabah.

Kallën: Procesi i normalizimit me Rusinë dhe Izraelin, kontribut për paqe dhe stabilitet

Ai theksoi se procesi i normalizimit të përjetuar me të dyja vendet do të japë një kontribut të madh në paqen dhe stabilitetin rajonal.

Kallën nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike reciproke që vazhdojnë në prapaskenë në rrugën e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.  

Në përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, krahas pasqyrimeve në ekonomi dhe turizëm, Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën, tërhoqi vëmendjen edhe në rëndësinë e zgjidhjes politike në Siri.

Ai beri të ditur se organizata terroriste DAESH është e shqetësuar për shkak të këtyre zhvillimeve të fundit dhe tërhoqi vëmendjen në kohën e sulmeve në Aeroportin ‘Ataturk’ në Stamboll.



Lajme të ngjashme