Erdogan: Të luftojmë sëbashku ndaj bishës gjakpirëse

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia është vendi që mund të kuptojë më mirë dhimbjen dhe shqetësimin e shkaktuar nga sulmet me bomba në Irak.

bağdat saldırı.jpg

Erdogan në deklaratën me shkrim të bërë në lidhje me sulmet me bomba në Bagdad të Irakut ku humbën jetën 200 persona dhe u plagosën 190 të tjerë, bëri të ditur se në emër të Turqisë dhe popullit turk dënon sulmet që ndodhën në Irak, vendin mik dhe vëlla të Turqisë.

Ai i shprehu ngushëllimet dhe dhimbjen e sinqertë popullit irakian me në krye familjet e viktimave që humbën jetën në sulmet e urryera.

Ashtu si gjithmonë edhe në këto ditë me dhimbje jemi pranë popullit irakian dhe i bëjmë të ditur se jemi të gatshëm për çdo lloj ndihme, tha Presidenti Erdogan she shtoi: “Ne si Turqi, çdo individ të popullit të Irakut që e pranojmë të gjithë si një i vetëm pavarësisht origjinës, besimit dhe sektit fetar, e shohim si vëllain tonë. Turqia është vendi që mund të kuptojë më mirë dhimbjen dhe shqetësimin e shkaktuar nga sulmet me bomba në Irak. Organizata me duar të përgjakura që quhet DAESH, para një kohe të shkurtër, edhe në vendin tonë ndërmori një veprim terrorist që mori jetët e 45 civilëve të pafajshëm. Kjo organizatë, duke përdorë emrin e Islamit dhe mbiemrin mysliman, i ka shpallur luftë islamit dhe myslimanëve. Të gjithë sëbashku duhet të zhvillojmë një luftë të fuqishme kundër kësaj organizate që dëmton Islamin. Duke marrë shkas nga sulmet në Bagdad, ftoj gjithë botën islame dhe gjithë njerëzimin për të bashkëpunuar në mënyrë që të shpëtojmë rajonin tonë dhe botën nga kjo bishë gjakpirëse. Mbështetja e kësaj organizate nuk mund të justifikohet me asnjë arsye”.

Është e paevitueshme, që vendet që sot mundohen të vënë në jetë projektet e tyre nëpërmjet organizatave terroriste, nesër do të jenë vetë në shënjestrën e terrorit, tha Erdogan dhe shtoi: “Për këtë arsye ne paralajmërojmë vendet perëndimore dhe veçanërisht anëtaret e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbajnë një qëndrim parimor ndaj organizatave terroriste”.

Ndërkaq Presidenti turk i shprehu ngushëllimet të gjithë irakianëve edhe nëpërmjet Presidentit të Irakut Fuad Masum dhe Kryeministrit Haydar el-Abadi.

Edhe Kryeministri Binali Yildirim i telefonoi homologut irakian dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat si dhe i bëri të ditur se Turqia është e gatshme të japë çdo lloj mbështetjeje për të plagosurit.

Ai u shpreh se tërësia territoriale e Irakut është e rëndësishme dhe e cilësoi organizatën terroriste si një “bela të përbashkët”,

Edhe në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme turke, u dënuan sulmet dhe u theksua se Turqia, në ditë të vështira do të jetë gjithmonë në solidaritet me Irakun.

Nga ana tjetër, pas sulmeve në Irak janë shpallur 3 ditë zie. Kurse Kryeministri Abadi, pas sulmeve ku humbën jetën 200 persona, kërkoi që në të gjitha rrethet të mblidhen të gjitha pajisjet e dedektimit të eksplozivit.

Gjithashtu do të fillohen inspektime në lidhje me korrupsionin në lidhje me këto pajisje si dhe  palët që kanë siguruar hyrjen e tyre në vend.

Sipas direktivave të reja, forcave të sigurisë me detyrë në pikat e kontrollit iu është ndaluar përdorimi i celularit.



Lajme të ngjashme