FAT asgjësojnë 11 terroristë të DAESH-it dhe 21 objektivat e tyre

Forcat e Armatosura Turke, në operacionin kundër organizatës terroriste DAESH që përgatitej të godiste Turqinë nga Siria, asgjësuan 11 terroristë.

FAT asgjësojnë 11 terroristë të DAESH-it dhe 21 objektivat e tyre

21 objektiva të përbëra nga pozicione të armatosura, Katjusha dhe mortaja të organizatës terroriste u goditën nga obusët e kalibrit të madh të tipit Furtuna dhe bateritë rokethedhëse me shumë gryka (ÇNRA).

Në operacion u shkatërruan edhe 2 pozicione të armatosura dhe 2 automjete të organizatës terroriste.

Nga ana tjetër, Forcat Ajrore Turke (FAT), pas vlerësimit të një informacioni të dhënë nga shërbimet sekrete turke, kanë kryer një operacion ajror kundër objektivave të organizatës terroriste PKK në zonat Avashin-Basjan (Avaşin-Basyan) në veri të Irakut. Në këtë operacion janë asgjësuar 27 objektiva të terroristëve.

4 objektiva të përcaktuara të organizatës separatiste terroriste në rajon, u shkatërruan duke u marrë nën zjarr.

Avionët reaktivë që kryen me sukses detyrën u kthyen të sigurt në bazën ajrore në Turqi.



Lajme të ngjashme