Vazhdojnë operacionet e FAT ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK

Në këto operacione janë asgjësuar 6 objektiva në mesin e të cilëve strehimore dhe shpella.

Vazhdojnë operacionet e FAT ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK

Vazhdojnë operacionet ajrore që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmarrin brenda dhe jashtë vendit ndaj organizatës terroriste.

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Turke dje ndërmorën operacione ajrore ndaj rajonit Haftanin në Veri të Irakut.

Në këto operacione janë asgjësuar 6 objektiva në mesin e të cilëve kishte strehimore dhe shpella të përdorura nga ana e terroristëve.

Një operacion tjetër u ndërmor në zonën rurale të nënprefekturës Lixhe (Lice) të Dijarbakërit (Diyarbakır).

Avionët luftarakë në vlerësimin e një informacioni të çastit neutralizuan dy terroristë në lëvizje.



Lajme të ngjashme