Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi – 2 ushtarë bien dëshmor në operacionin kundër PKK

Në operacionin e organizuar në qytezën Lice të Diyarbakirit 2 ushtarë kanë rënë dëshmorë si pasojë e sulmit të terroristëve të PKK-së.

Turqi – 2 ushtarë bien dëshmor në operacionin kundër PKK

Në kuadër të një operacioni të filluar nën përgjegjësinë e Komandës së Armatës së 8-të, forcat e sigurisë në 22 qershor ranë në gjurmët e terroristëve në zonën verilindore të qytezës Lice.

Si pasojë e sulmit të terroristëve 1 ushtar ra dëshmor, ndërsa një tjetër u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve nuk shpëtoi dhe ra dëshmor.

Për asgjësimin e terroristëve të PKK-së në zonë filloi një operacion me përfshirje të gjerë.

Në këtë operacion u asgjësuan 4 terroristë, kurse 2 të tjerë u kapën të gjallë.

Një nga terroristët e neutralizuar është terroristi Mehmet Shirin (Mehmet Şirin), i njohur me kodin “Şirin”, një nga autorët e sulmit terrorist me autobombë të kryer më 17 shkurt në Ankara kundër autobusëve të personelit ushtarak duke shkaktuar 29 të vrarë dhe 61 të plagosur.

Sipas përcaktimeve autori i sulmit terrorist një ditë pas ngjarjes kishte shkuar në Diyarbakir me një makinë me qira dhe ishte takuar këtu me terroristin “Kocakaya”.



Lajme të ngjashme