Paris – Kulla "Eiffel" ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk në shenjë solidariteti

Kulla "Eiffel" u ndriçua mbrëmjen e të enjtes nga ngjyrat kuq e bardhë të flamurit turk, në shenjë nderimi dhe solidariteti për viktimat e sulmeve kamikaze në Aeroportin "Ataturk" të Stambollit, bëri të ditur kryebashkiakja e Parisit.

Kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit francez, Anne Hidalgo, e mori këtë vendim në formë mbështetjeje të palëkundur të qytetit të Parisit për viktimat dhe të afërmit e tyre, si dhe ndaj popullit turk, saktësoi zëvendësi i parë i saj, Bruno Julliard, gjatë një konference shtypi.

"Një tjetër sulm terrorist u shënua, i njëjtë me ato të regjistruara edhe më parë, që vunë në shënjestër njerëzimin nëpërmjet shkatërrimit të jetëve të pafajshme. Ky akt i përsëritur duhet të na gjejë të bashkuar dhe të sigurt në vlerat tona përballë atyre, që nuk dëshmojnë asgjë të tillë", reagoi Anne Hidalgo në një deklaratë pak pas sulmit.

Lajme të ngjashme