Takimi Rama-Yıldırım: Angazhim për të çuar përpara bashkëpunimin

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Turqi është pritur nga Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım.

Takimi Rama-Yıldırım: Angazhim për të çuar përpara bashkëpunimin

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama i krahasoi sulmet në aeroportin e Stambollit njësoj si sulmet Paris dhe Bruksel.

“Jam i bindur si kryeministri Ylidirim”, tha Rama se, “ata që e zhytën sot një ditë të muajit shenjtë në zi Turqinë kurrë nuk do të mund ta pengojnë as këtë vend të bekuar as fuqinë e ëndrrave dhe të shpresave tek të gjithë ne”.

Duke folur për bashkëpunimin mes dy vendeve Rama tha se, “Potenciali për të bërë më shumë është i jashtëzakonshëm. Së bashku me kryeminsitrin Yildirim jemi angazhuar të çojmë përpara një proces intensiv bashkëpunimi për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, por edhe në fushën e arsimit, kulturës”.

Rama theksoi se, “në ekonomi Shqipëria qëndron e hapur për investime nga Turqia në çdo sektor. Folëm për sektorin bankar. Folëm për sektorin e ujit edhe për ç”ka mund të bëjmë në drejtim të projekteve kombëtare, por dhe rajonale që lidhen me energjinë”.

Ndërsa Kryeministri turk Yildirim në fjalën e tij u shpreh se, “Për fat të keq vendi ynë ndodhet sot pas një sulmi terrorist ku shumë njerëz vdiqën. Falënderoj kryeministrin Rama për mesazhin e ngushëllimit. Shqipëria ndodhet gjithnjë pranë nesh”.

“Kemi marrëdhënie të forta dhe të sinqerta me Shqipërinë. Në bisedimet që bëmë sot biseduam për mundësitë e zhvillimit dhe zgjerimit të këtyre marrëdhënieve, për intensifikimin e tyre. Për mundësinë e rritjes së projekteve dhe të pjesëmarrjes së investitorëve turq në infrastrukturën në Shqipëri. Këto i diskutuam në mënyrë të gjerë”, tha Yildirim.

Yildirim theksoi se, “mes dy vendeve ekziston një marrëveshje e tregtisë të lirë, që duhet të përshtatet me kushtet zhvillimeve të reja. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona s’janë vetëm tregtare, por edhe marrëdhënie të bashkëpunimit ekonomik me vlerë 3 milionë dollarë. Kemi mundësi që këtë potencial ta shtojmë sa më tepër.

“Biznesmenët turq punojnë për të lidhur kontrata për investime në Shqipëri. Këtë e shohim pasi nga dita në ditë shtohen investimet turke në Shqipëri”, tha Yildirim.

Kryeministri turk u shpreh se, “Shqipëria dhe Turqia kanë ngjashmëri të jashtëzakonshme në fushën e kulturës, traditave, mënyrën e jetesës, por edhe sesi qytetarët konceptojmë jetesën e tyre. Prandaj mendojmë se bashkëpunimi mes dy vendeve tona duhet zhvilluar. Do bëjmë ç’është e mundur që këtë traditë ta çojmë përpara”.



Lajme të ngjashme