Sulmi në Stamboll – Identifikohen autorët, tre shtetas të huaj

Tre autorët e sulmit terrorist të trefishtë në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit ishin shtetas të huaj, bënë të ditur sot burime nga Prokuroria e Stambollit.

içişleri bakanı açıklama 1.jpg
Atatürk havalımanı.jpg

Tre autorët e sulmit terrorist të trefishtë në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit ishin shtetas të huaj, bënë të ditur sot burime nga Prokuroria e Stambollit. 

Ata janë një shtetas rus me origjinë nga Dagestani, një shtetas i Uzbekistanit dhe një tjetër nga Kirgizia, saktësoi burimi nën kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve në lidhje me prononcimet për mediat.

Sakaq, ministri turk i Punëve të Brendshme, Efkan Ala, njoftoi se numri i viktimave të sulmit terrorist të trefishtë në aeroportin kryesor të Stambollit është rritur në 43, ndërkohë që 94 persona vazhdojnë ende të trajtohen në spitale të ndryshme të qytetit.

Efkan Ala informoi sot Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë në lidhje me aktet terroriste në shkallë vendi, ku padyshim një vend të gjerë i kushtoi sulmeve vetëvrasëse në Aeroportin “Ataturk”.

“Plot 13 persona janë ndaluar nga forcat e rendit deri më tani, 9 prej të cilëve janë shtetas turq dhe 4 të huaj; ndërkohë që janë përcaktuar gjithashtu identiteti dhe nacionaliteti i 3 autorëve të sulmit terrorist. Numri i të vdekurve është 43 dhe në këtë bilanc nuk janë përfshirë 3 kamikazët. Nga këta 43 të vdekur, 19 janë shtetas të huaj. Aktualisht 94 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale”, theksoi ai.

Mes të tjerash, ministri turk i Punëve të Brendshme foli edhe për bilancin e operacioneve antiterror të forcave të sigurisë.

“Deri më sot, 5.310 persona janë ndaluar dhe marrë në pyetje lidhur me organizatën terroriste, DAESH, por vetëm 1.654 prej tyre janë arrestuar. Vetëm gjatë vitit 2016, 1.654 të dyshuar janë shoqëruar në polici dhe 791 prej tyre janë shtetas të huaj; ndërkohë që në mesin e tyre 633 janë arrestuar dhe 371 janë të huaj”, tha ministri Ala.



Lajme të ngjashme