Shqipëria pranë Turqisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur dje në një takim në rezidencën presidenciale në Ankara Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria pranë Turqisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Kryeministri Edi Rama takimin e parë zyrtar në Ankara e zhvilloi me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për atentatin terrorist ditën e martë në aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë dhjetëra qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Kryeministri Rama shprehu përkushtimin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndërkohë që e siguroi Presidentin Erdogan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Kryeministri Rama kërkoi intensifikimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, si dhe nxitjen e sipërmarrësve të mëdhenj turq për të investuar në Shqipëri.



Lajme të ngjashme