Ala: Të dhënat tregojnë se sulmet në Stamboll janë kryer nga DAESH-i

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala deklaroi se të dhënat e fundit që disponojnë shërbimet sekrete turke flasin se sulmi terrorist në aeroportin ndërkombëtar ”Ataturk” në Stamboll është kryer nga organizata terroriste DAESH.

Ala: Të dhënat tregojnë se sulmet në Stamboll janë kryer nga DAESH-i

“Pavarësisht se të gjitha të dhënat që disponojmë flasin se sulmi është kryer nga DAESH, kjo nuk është konfirmuar në mënyrë kategorike”, tha Ala.

Ai theksoi se po shqyrtojnë me vëmendje të gjitha lidhjet e mundshme në mënyrë që të përcaktojnë kush mund të jetë prapa sulmit.

“Posedojmë disa informacione dhe të dhëna për persona të caktuar. Në këtë drejtim po shqyrtohen me vëmendje të gjitha lidhjet në mënyrë që të përcaktojmë qartë se kush qëndron pas sulmit. Hetimi gjithëpërfshirës është në vijim e sipër”, theksoi ministri i Brendshëm turk.

Gjatë sulmit në aeroportin e Stambollit humbën jetën 41 persona dhe u plagosën 130 të tjerë.



Lajme të ngjashme