Sulmi në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit – Bota solidarizohet me Turqinë

Sulmi terrorist i trefishtë në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit ka ngjallur reagime të fuqishme në të katër anët e botës, jo vetëm në radhët e politikanëve e biznesmenëve, por edhe tek artistët.

Sulmi në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit – Bota solidarizohet me Turqinë

Sulmi terrorist i trefishtë në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit ka ngjallur reagime të fuqishme në të katër anët e botës, jo vetëm në radhët e politikanëve e biznesmenëve, por edhe tek artistët.

Mesazhet e solidarizimit me shtetin dhe popullin turk kanë qenë të njëpasnjëshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dënoi me vendosmëri sulmin terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

“Dua t’i përcjell të gjithë popullit turk se në luftën kundër terrorizmi jemi të bashkuar, të solidarizuar dhe mbështesim njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Në një konferencë për mediat pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, Presidenti i Francës, François Hollande, dënoi fuqishëm këtë sulm makabër në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll duke shprehur keqardhje për sulmet e njëpasnjëshme në Turqi.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, përcjell përmes llogarisë së tij në “Twitter” këto fjalë: “Jam i tmerruar nga sulmi terrorist barbar në Aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit. Franca është pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit.”

Ndërkaq, edhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, është prononcuar rreth sulmit në aeroportin kryesor të Stambollin gjatë një konference për mediat pas takimit së liderëve të BE-së.

“Dërgoj ngushëllimet e mija për familjarët, të afërmit e viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurme në Aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit. Në kohë të tilla duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë ai.

Një mesazh në “Twitter” për sulmin e trefishtë në Stamboll ka postuar edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt.

“Ndihem i tmerruar përballë një tjetër sulmi në Stamboll. E dënoj ashpër këtë sulm. Dua të theksoj se jam me Turqinë dhe popullin turk.”

Kryeministri italian, Matteo Renzi, dënoi gjithashtu sulmin terrorist në Stamboll.

Në një deklaratë nga Brukseli, ku qëndroi për samitin e liderëve të BE-së, Renzi u ndal mbi sulmin në Aeroportin “Ataturk” dhe tha: “Dëshiroj të shpreh afërsinë time të përzemërt me qeverinë dhe popullin turk për shkak të kësaj ngjarjeje të hidhur.” 

Mes të tjerash, kryeministri italian theksi se këtyre kërcënimeve terroriste duhet t'u jepet së bashku një përgjigje shumë e fortë.

Kurse në llogarinë personale në “Twiter”, Matteo Renzi ka publikuar mesazhin: “Zemrat tona solidarizohen me dhimbjen e popullit turk përballë këtyre lajmeve tragjike nga Stambolli. Ne jemi kundër terrorit në çdo vend.” 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në llogarinë e tij në Twitter shprehet me fjalët: “Dënoj fuqishëm sulmin në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit. Zemra ime është me të plagosurit, familjet e të ndjerëve dhe me të gjithë popullin turk.” 

Mbreti Salman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite ka ngushëlluar personalisht Presidentin Recep Tayyip Erdogan përmes një bisede telefonike.

Kryediplomati iranian, Muhammad Javad Zarif, postoi në mediat sociale mesazhin: “Terrori ka shpalosur edhe një tjetër herë fytyrën e tij të shëmtuar. Dhuna është një ekstremizëm që kërcënon të gjithë botën. Duhet të luftojmë të gjithë së bashku kundër tij.”

Akti terrorist i trefishtë në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit është dënuar në nivelin më të lartë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtëpia e Bardhë mallkoi sulmin dhe bëri me dije se informacione të detajuara në lidhje me ngjarjen i janë përcjellë edhe Presidentit Barack Obama.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, publikoi gjithashtu një mesazh në lidhje me këtë sulm makabër.

“Terrorizmi nuk do të fitojë kurrë. Renditemi në krah të aleatit tonë, Turqisë, përballë këtij sulmi të pabesë”, shkruan Ryan.

Krahas shumë kongresmenëve amerikanë, telegrame ngushëllimi dhe mbështetjeje kanë dërguar gjithashtu kandidatët e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Tim Cook, shef ekzekutiv i gjigantit teknologjik, “Apple”, ka postuar në gjuhën turke një mesazh në llogaritë e tij në rrjetet sociale. “Lutjet tona janë për popullin turk”, shprehet ai.

Këngëtari i famshëm spanjoll, Enrique Iglesias, është solidarizuar gjithashtu me popullin turk për këtë sulm terrorist. “Zemra ime është me ty Stamboll”, shkruan ai në mediat sociale.

Sulmi terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit zuri vend të gjerë edhe në shtypin botëror.

Lajmi kryesor i gazetave dhe agjencive ishte për shpërthimet në Stamboll, ndërkohë që kanalet televizive informative realizuan transmetime ekskluzive me lidhje të drejtpërdrejta nga Turqia.

Portali amerikan, “Huffington Post”, përcolli një mesazh solidarizimi me popullin turk, ndërsa në kujtim të viktimave të sulmit publikoi një logo, ku paraqitet një lule e kuqe me flamurin turk në qendër të saj.



Lajme të ngjashme