Linjat Ajrore Turke krijojnë lehtësime për pasagjerët e ndikuar nga sulmi terrorist

Linjat Ajrore Turke (THY), për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Aeroportin Ataturk të Stambollit, deklaruan se do të sigurojnë lehtësim për ndryshimin dhe anulimin e biletave.

Linjat Ajrore Turke krijojnë lehtësime për pasagjerët e ndikuar nga sulmi terrorist

THY bënë të ditur se të gjithë pasagjerët, që kanë rezervuar ose kanë blerë biletë për datat 28 qeshor-5 korrik me nisje dhe vendmbërritje Aeroportin Ataturk, nëse aplikojnë deri në datën 31 korrik 2016, mund të ndryshojnë destinacionin pa paguar asnjë shtesë.

Gjithashtu për të gjitha biletat e papërdorura do të mundësohet rimbursim i plotë.

Për pasagjerët që dëshirojnë të shtyjnë datën e biletës, pa paguar asgjë shtesë, mund ta zgjasin biletën deri në datën 31 korrik.

Pasagjerët, për gjendjen e fundit në lidhje me fluturimin e tyre, mund të marrin informacion nga shërbimi telefonik ose faqja zyrtare e internetit të Linjave Ajrore Turke.



Lajme të ngjashme