Turqia, vendi i dytë në botë që jep më shumë donacione

Sipas raportit për Ndihmat Humanitare Globale-2016 të organizatës Iniciativat e Zhvillimit (Development Initiatives) me seli në Angli, Turqia është renditur e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për vitin 2015.

Turqia, vendi i dytë në botë që jep më shumë donacione

Vitin e kaluar Turqia ka qenë vendi i dytë në botë që ka bërë më shumë ndihma humanitare ndërkombëtare.

Agjencia e Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) përmes një komunikate me shkrim thotë se sipas Raportit të organizatës Iniciativat e Zhvillimit (Development Initiatives) me seli në Angli për Ndihmat Humanitare Globale-2016 në vend të parë të listës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Sipas raportit në fjalë Turqia renditet në vend të dytë në listën e vendeve që kanë dhënë më shumë ndihma ndërkombëtare në vitin 2015. Turqia pasohet nga Anglia, institucionet e Bashkimit Evropian dhe Gjermania.

Vlera e ndihmave që ka bërë Turqia në vitin 2014 ka qenë 1,6 miliardë dollarë, kurse vitin e kaluar (2015) kjo shifër arriti në 3,2 miliardë dollarë.

Në vitin 2015 Turqia 0,37% të të ardhurave të saj kombëtar i ndau për ndihmat humanitare, dhe ashtu si edhe gjatë dy viteve të fundit edhe këtë vit është “vendi më bujar i botës”.

Në vitin 2014 në botë u realizuan 25,1 miliardë dollarë ndihma humanitare, kurse në vitin 2015 kjo shifër u rrit në nivelin e 28 miliardë dollarëve.

3,2 miliardë dollarë ndihma humanitare që realizoi Turqia përbëjnë 11% të ndihmave humanitare ndërkombëtare në total që janë bërë vitin e kaluar.



Lajme të ngjashme