Turqia është vendi më bujar i botës

Sipas Raportit Global të Ndihmave Humanitare të organizatës “Development Initiatives” Turqia në vitin 2015 ka bërë gjithsej 3,2 miliardë dollarë ndihma humanitare.

Turqia është vendi më bujar i botës

“Iniciativat e Zhvillimit” (Development Initiatives), një organizatë që nxjerr hartën e ndihmave humanitare që bëhen çdo vit në botë, ka publikuar “Raportin Global të Ndihmave Humanitare”.

Në vitin 2015 Turqia 0,37% të të ardhurave kombëtare i kishte ndarë për ndihmat humanitare, duke u bërë kështu edhe një herë vendi më bujar i botës.

Në vitin 2014 Turqia kishte bërë 1,6 miliardë dollarë ndihma humanitare, kurse vitin e kaluar e dyfishoi këtë shifër duke e çuar në 3,2 miliardë dollarë, të cilat përbëjnë edhe 11% të ndihmave humanitare në total që janë bërë vitin e kaluar në të gjithë botën.



Lajme të ngjashme