Turqi-Izrael, nënshkruhet marrëveshja zyrtare e normalizimit

Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po i kthehen normalitetit. Të dyja vendet nënshkruan sot marrëveshjen, që u arrit pas një procesi të gjatë negociatash.

Turqi-Izrael, nënshkruhet marrëveshja zyrtare e normalizimit

Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po i kthehen normalitetit. Të dyja vendet nënshkruan sot marrëveshjen, që u arrit pas një procesi të gjatë negociatash.

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike në Ankara, marrëveshja në fjalë u firmos rreth orës 10.00 (11.00 me orën lokale) pa praninë e mediave nga nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Feridun Sinirlioglu dhe drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dore Gold.

Teksti i marrëveshjes u firmos veç e veç nga palët në qendrat përkatëse.

Pas nënshkrimit të tekstit të marrëveshjes nga të dyja palët ka nisur edhe procesi i ratifikimit.

Emërimi i ambasadorëve reciprokë do të bëhet pasi marrëveshja të jetë miratuar nga Këshilli i Ministrave të Izraelit dhe nga Kuvendi i Madh Popullor i Republikës së Turqisë.

Marrëdhëniet Turqi-Izrael u tensionuan si pasojë e një sulmi të përgjakshëm në ujëra ndërkombëtare, organizuar nga ushtarët izraelitë më 31 maj 2010 ndaj anijes “Mavi Marmara”, që dërgonte ndihma humanitare në Gazë, me pasojë vdekjen e 9 aktivistëve.

Në vitin 2013, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i telefonoi Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (asokohe kryeministër), në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, si dëshmitar, duke kërkuar zyrtarisht të falur për sulmin gjakatar të rreth 3 viteve më parë.



Lajme të ngjashme