Sulme terroriste në Aerportin "Ataturk" të Stambollit, të paktën 28 të vdekur

Aeroporti "Ataturk" i Stambollit është goditur sot në orët e mbrëmjes nga 3 sulme terroriste të njëkohshme me pasojë të paktën 28 të vdekur dhe 60 të plagosur.

520239
Sulme terroriste në Aerportin "Ataturk" të Stambollit, të paktën 28 të vdekur
istanbul atatürk havalimanı terör saldırısı yç mak.jpg
Istanbul havalımanı.jpg
Atatürk havalimanı patlama.jpg
Turquia.jpg
İstanbul Atatürk Havalimanı'nda patlama.jpg

Aeroporti "Ataturk" i Stambollit është goditur sot në orët e mbrëmjes nga 3 sulme terroriste të njëkohshme me pasojë të paktën 28 të vdekur dhe 60 të plagosur.

Prefekti i Stambollit, Vasip Sahin, deklaroi se 3 terroristë kanë organizuar sulme të njëkohshme në 3 pika të ndryshme të aeroportit duke shkatuar vdekjen e 28 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve, bilanc ky që mund të ndryshojë gjatë orëve në vijim.

Sakaq, Presidenti Recep Tayyip Erdogan organizoi një takim urgjent me Kryeministrin Binali Yildirim, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralarmate Hulusi Akar dhe me disa ministra. Menjëherë pas mbledhjes urgjente, Kryeministri Yildirim u nis drejt Stambollit së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar.

Pak minuta pas sulmeve, kreu i ekzekutivit turk realizoi biseda telefonike me ministrin e Brendshëm, Efkan Ala dhe me Prefektin e Stambollit, Vasip Sahin, të cilët e informuan rreth ngjarjes.

Me direktivën e Kryeministrit Yildirim, në Ministrinë e Punëve të Brendshme u formua edhe një tryezë për menaxhimin e krizës në lidhje me sulmet.

Pas sulmit terrorist në terminalin e linjave ndërkombëtare të Aeroportit "Ataturk" të Stambollit, në vendngjarje janë dërguar urgjentisht një numër i madh ambulancash dhe forca të sigurisë; ndërkohë që është mbyllur edhe trafiku drejt aeroportit.



Lajme të ngjashme