Rusia e gatshme të bisedojë prapë për “Rrjedhën Turke”

Kompania energjetike ruse Gazprom deklaroi se janë të gatshëm të vazhdojnë bisedimet me Turqinë projektin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

Rusia e gatshme të bisedojë prapë për “Rrjedhën Turke”

Zëdhënësi i gjigandit rus të energjisë Gazprom, Sergey Kupriyanov tha se janë gati të rifillojnë bisedimet për projektin e “Rrjedhës Turke”.

Pritet që edhe zhvillimet lidhur me projektin e “Rrjedhës Turke” të jenë një nga pikat e rëndësishme të agjendës në marrëdhëniet turko-ruse pas letrës që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i ka dërguar Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.



Lajme të ngjashme