Nis faza e dytë në afrimin Turqi-Rusi; Putin do të falënderojë Erdoganin

Burime të Presidencës në Ankara kanë njoftuar se të dy liderët do të realizojnë një bisedë telefonike më datë 29 qershor.

Nis faza e dytë në afrimin Turqi-Rusi; Putin do të falënderojë Erdoganin

Është kaluar në fazën e dytë të afrimin mes Turqisë dhe Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të falënderojë kreun e shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, për letrën e tij në lidhje me avionit luftarak rus të rrëzuar pasi kishte shkelur hapësirën ajrore turke më 24 nëntor 2015.

Burime të Presidencës në Ankara kanë njoftuar se të dy liderët do të realizojnë një bisedë telefonike më datë 29 qershor.

Në këtë bisedë telefonike, Putin pritet të falënderojë Erdoganin për letrën, ku ai ka shprehur keqardhje për vdekjen e pilotit rus.

Kremlini gjithashtu ka konfirmuar se do të zhvillohet një bisedë telefonike e tillë.

Sakaq, burime nga Presidenca e Turqisë njoftoi se në letrën, që Erdogani i ka dërguar Putinit, nuk zë vend absolutisht shprehja e ndjesës.

Në këtë letër janë shprehur ngushëllime dhe keqardhje në adresë të familjes së pilotit, që humbi jetën në incidentin e avionit, ndërkohë që shprehja tekstuale e kreut të shtetit turk është “më vjen keq”, sqaron Presidenca në Ankara.

Burimet presidenciale turke theksojnë gjithashtu se mesazhi i keqardhjes nuk është i drejtuar shtetit, por familjes së pilotit rus; ndërkohë që në letër nuk ka absolutisht asnjë angazhim për t’i paguar dëmshpërblim familjes së pilotit.

Nga ana tjetër, edhe Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thënë se nuk bëhet fjalë për të zhdëmtuar Rusinë në lidhje me rrëzimin e avionit luftarak.

“Ajo çka ne shprehëm ishte vetëm keqardhje. As që mund të flitet për të paguar dëmshpërblim”, saktësoi Yildirim gjatë fjalimit të sotëm në mbledhjen javore të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).



Lajme të ngjashme