Turqia pret që BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Pritshmëritë e Turqisë, si një vend që vazhdon ti respektojë përgjegjësitë që lindin nga marrëveshja e ripranimit (të refugjatëve) e arritur në mars të këtij viti me Bashkimin Evropian (BE), janë më se të qarta, tha të hënën zëdhënësi Kurtullmush.

Turqia pret që BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Zv.kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në deklaratat që bëri për gazetarët në Pallatin Çankaya ndërkohë që brenda vazhdonte mbledhja e Këshillit të Ministrave bëri sqarime në lidhje me liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet Turqi-Rusi.

Pritshmëritë e Turqisë, si një vend që vazhdon ti respektojë përgjegjësitë që lindin nga marrëveshja e ripranimit, e arritur në mars të këtij viti me Bashkimin Evropian (BE), janë më se të qarta, tha zëdhënësi Kurtullmush duke shtuar se duhet të fillojë procesi i hedhjes së hapave të rënë dakord më parë.

Lidhur me marrëdhëniet me Rusinë Numun Kurtullmush tha se kemi një përshpejtim të trendit të zbutjes në marrëdhëniet turko-ruse.

Veçanërisht hapat e hedhur në drejtim të zbutjes së tensionit nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) duke i dërguar letra Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin me rastin e ditës kombëtare të Rusisë e kanë përshpejtuar procesin e zbutjes së marrëdhënieve, u shpreh zëdhënësi i qeverisë turke.

Disa sinjale për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve kanë ardhur edhe nga Rusia, sqaroi Kurtullmush, duke shtuar se disa kompanive turke që operojnë në Rusi u është lejuar sërish të punësojnë shtetas turq.



Lajme të ngjashme