THY fillon fluturimet vajtje-ardhje nga Kuvajti për në qytet më të preferuara të Turqisë

Linjat Ajrore Turke (THY), duke filluar që nga kjo javë do të realizojë fluturime vajtje ardhje në Kuvajt në qytet më të rëndësishme të pushimeve të Turqisë siç janë; Trabzon, Izmir, Bursa dhe Antalja.

THY fillon fluturimet vajtje-ardhje nga Kuvajti për në qytet më të preferuara të Turqisë

Sipas deklaratës së bërë nga Konsulenca për Media e Linjave Ajrore Turke, që sot zhvillohet fluturimi Kuvajt-Trabzon, më 30 qershor Kuyajt-Izmir, në 1 korrik Kuvajt-Bursa dhe që nga 3 korriku do të zhvillohen fluturime vajtje-ardhje Kuvajt-Antalja.

Pasagjerët, për fluturimin vajtje-ardhje Kuvajt-Antalja me çdo taksë të përfshirë do të paguajnë biletën që fillon nga 363 euro, bileta Kuvajt-Trabzon vajtje-ardhje përfshi të gjitha taksat fillon nga çmimi 429 dollarë, Kuvajt-Bursa me të njëjtat kushte 419 dollarë dhe bileta Kuvajt-Izmir me të gjitha taksat e përfshira do të kushtojë çmim që fillon nga 363 euro.



Lajme të ngjashme