Sulm ndaj forcave të sigurisë në Bitlis, një ushtar bie dëshmor
Në sulmin terrorist në Bitlis, 1 ushtar ka rënë dëshmor ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
519007

Në operacionet kundër organizatës terroriste PKK në zonën rurale të qytetit, bomba artizanale e kurthuar nga ana e terroristëve, shpërtheu gjatë kalimit të forcave të sigurisë.
Si pasojë e shpërthimit një ushtar ra dëshmor ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Ushtarët e plagosur u morën nën kurim në spitalet në Bitlis.
Në rajon vazhdon operacioni i mbështetur edhe nga ajri kundër terroristëve.